Sunday , February 28 2021

Rifillon jeta në Itali, rrugët e vendit mbushen plot me njerëz

Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur nga koronavirusi 174 persona, një rënie e ndjeshme nga një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.884.

Sot italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *