Sunday , February 28 2021

Franca heq karantinën për personat që vijnë nga BE-ja, zona e Shengenit dhe Britania

Franca nuk do të vendosë karantinë “për ata që pa marrë parasysh nacionalitetin vijnë nga BE-ja, zona e Shengenit dhe Britania e Madhe”, thuhet në një kumtesë nga Kabineti i presidentit francez.

Të shtunën, ministri i Shëndetësisë, Olivie Veran tha se masa për karantinë, e paraparë në draft-ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore, do të vlejë për “secilin që hyn në shtet ose vjen nga ndonjë vend tejoqeanik”.

Për raste të tjera, si francezët dhe evropianët të cilët vijnë nga rajone të tjera të BE-së, zonës së Shengenit dhe Britania e Madhe, Ministria e Punëve të Jashtme “do të vendosë këto ditë” mënyrë të veprimit, shtojnë nga Kabineti.

Qeveria franceze të shtunën solli vendim për vazhdimin për dy muaj – deri 24 korrik – të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19 dhe deri diku sqaroi parimin e lehtësimit të kufizimeve të parapara prej 11 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *