Sunday , February 28 2021

“Së shpejti raporti amerikan për Kinën”, Donald Trump: Jam informuar nga inteligjenca për virusin që në janar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar nga inteligjenca amerikane për pandeminë e koronavirusit që në muajin janar.

Sipas Kreut të Shtetit Amerikan, janë shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish falë ndalimit të udhëtimeve për dhe nga Kina. Ndërkohë, sipas një zyrtari të administratës amerikane, Presidenti Donald Trump kishte marrë dy njohime nga inteligjenca për COVID-19.

Njoftimi i parë i kishte ardhur 8 ditë përpara se ai të mbyllte kufijtë për udhëtimet për dhe nga Kina dhe njoftimi i dytë në fund të janarit. Në njoftimin e parë thuhej se koronavirusi mund të përhapet në nivel global dhe se shumë nga të infektuarit mund të vdesin.

Njoftimi i dytë ishte në 28 janar, kur Trump mori informacione se virusi tani po përhapet, dhe se vdekjet ishin të përqendruara në Kinë. Trumpit gjithashtu iu tha se Kina nuk dëshironte të ndante të dhënat që kishte për epideminë me SHBA.

“Unë mendoj se kinezët bënë një gabim. Ata u përpoqën ta fshehin koronavirusin, por dështuan”, ka thënë Presidenti amerikan, duke specifikuar se Kina lejoi që koronavirusi të përhapet në SHBA dhe në vendet e tjera.

Trump njoftoi gjithashtu se një raport amerikan për koronavirusin dhe Kinën do të dalë së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *