Kryeministri Edi Rama, para disa ditësh publikoi projektin e aeroportit të Kukësit, për të cilin tha se për një vit do të jetë gati për fluturime. Sot Rama sërish ka publikuar një tjetër projekt në Kukës dhe bëhet fjalë për stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Nga pamjet e publikuara, shihet se puna ka nisur dhe Rama u ka çuar selam të gjithë atyre që nuk e besuan dhe thanë se projekti është një mashtrim 3D./E.B-dritare.net