Wednesday , March 3 2021

Zakharieva i bën thirrje Maqedonisë të pranojë historinë, ndërsa Bullgaria do ta pranojë realitetin momental

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva në intervistën e saj për televizion bullgar ‘Kanal 3’ tha “është interes i përbashkët që Maqedonia ta pranojë historinë, dhe ne në të njëjtën kohë do ta pranojmë realitetin momental”.

Ajo theksoi se Bullgaria ka politikë të jashtme të urtë dhe nuk do të lejojë të shfrytëzohet në fushatë parazgjedhore te fqinjët, por edhe se nuk do t’i ndryshojë kushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi interes që ata ta pranojnë historinë, dhe në të njëjtën kohë ne do ta pranojmë realitetin që ndodh për momentin”, thotë Zakharieva.

E pyetur për veton e mundshme bullgare për shkak të çështjeve historike dhe gjuhës, ajo tha se kjo s’është aspak interes i Bullgarisë.

“Ne kemi qëndrim të qartë sa i përket Maqedonisë së Veriut, gjithmonë do t’i mbështesim, por vetëm me kushte të qarta, ata s’kanë ndryshuar. Zgjedhjet kalojnë, fqinjët mbesin”, tha Zakharieva./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *