Friday , February 26 2021

Besimtarët myslimanë në Shqipëri peticion: Hapni xhamitë!

Që nga mbyllja e vendit, edhe xhamitë ku predikojnë besimtarët myslimanë janë mbyllur, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19.

Por duket se besimtarët myslimanë, kërkojnë tanimë hapjen e xhamive, edhe pse rregullat janë të qarta, që asnjë grumbullim nuk do të lejohet.

Një peticion online është duke u nënshkruar nga besimtarët myslimanë, drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku kërkohet hapja e xhamive.

Besimtarët myslimanë peticion: Hapni xhamitë!

Në shpjegimin e peticionit, thuhet ndër të tjera: ” Në Gjermani, ku ashtu si në Shqipëri, evoluimi që po pëson dita-ditës situata e pandemisë ka shtyrë autoritetet që të lirojnë pjesën dërrmuese të masave kufizuese, një shoqatë myslimane e landit të Saksonisë së Ulët i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë vendimin e autoriteteve për të ndaluar çdo veprimtari fetare. Gjykata vendosi në favor të kërkesë së shoqatës për shkak të shkeljes serioze të lirisë së besimit të shkaktuar nga ndalimi.”

“Bazuar në Kushtetuën e Republikës së Shqipërisë, neni 4: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit” dhe po ritheksojmë se hapja e dyerve të xhamive në të gjithë vendin është e drejtë ligjore.

Neni 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut sanksionon: “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave. Ato janë të pajisura me arsye e ndërgjegje dhe duhet të veprojnë njëra ndaj tjetrës në një frymë vëllazërie.”-vjon më tej peticioni./ I.M-Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *