Malisheva e gatshme të dalë nga karantina

Komuna e Malishevës e cila ishte prej komunave me numrin më të madh të personave të infektuar COVID-19, tash e sa ditë nuk ka shënuar numër të madh të rasteve, duke e bërë kështu që kjo komunë të stabilizohet.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, thotë se komuna që ai udhëheq është stabilizuar, andaj kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të heq karantinimin në Malishevë.

Begaj theksoi se prej 76 raste të cilat kanë qenë të prekur me COVID-19, në këtë komunë nga 13 marsi, 17 thotë se janë në shërim e sipër, kurse 5 prej tyre gjenden në klinik infektive.

“Malisheva po i kthehet stabilitetit, po besoj që gjendja është dite e më mirë. Mbarmë fshati Banjë është hequr nga karantina nga MSH, po pres së shpejti nga qeveria e Kosovës, të hiqet krejt Malisheva komplet…76 kanë qenë krejt të prekur nga të gjithë prej 13 marsit, prej tyre ende 17 janë në shërim e sipër, besoj që edhe këta shumë shpejtë do t’i kthehen familjeve të veta, për arsye se një pjesë e tyre janë në familje të veta, megjithatë 5 janë në klinikën infektive, të tjerët të gjithë janë në shtëpi”, thotë Begaj.

I pari i Malishevës, thotë se qytetarët e kësaj komune janë vetëdijesuar dhe u shpreh i bindur që edhe pas heqjes së karantinës do t’i përmbahen rregullave të IKSHP-së.

“Nuk do të thotë që ky virus pret te pragu i derës, nuk do të thotë nëse na nuk jemi të kujdesshëm nuk do të kemi pasoja prapë, nuk duhet të lirohemi shumë. Besoj që njerëzit janë vetëdijesuar që në të ardhmen të kenë kujdes më të shtuar të rrinë më larg njëri tjetrit”, deklaroi Begaj.

Për të gjithë ata që kanë kritikuar Malishevën si vatër e përhapjes së virusit, ai këta persona i konsideron si adoleshent dhe të pa përgjegjshëm.

“Qytetarët e Malishevës janë kritikuar nga njerëz larg pamës, që e shohin Malishevën nga komunat tjera, megjithatë nuk është e vërtet ajo, janë mundu me ju përmbajt kushteve. Ne kemi pas Kritika në vazhdimësi si Malishevë, megjithatë unë nuk dua t’i kritikojë njerëzit, nuk dua të gjejë fajtor në këtë drejtim se kjo gjë e ka përfshi krejt botën. Jemi fajësuar që Malisheva e ka krijuar atë virus, megjithatë kjo është adoleshencë dhe papërgjegjësi që akuzojnë njerëz dhe komuna”, thotë Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *