Saturday , February 27 2021

Shqipëri, më 11 maj do të merret vendimi për hapjen ose jo të kufijve

Pas një jave qeveria shqiptare do të vendosë nëse do të hapë kufijtë me shtete të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini në përgjigje të interesimit të maturantëve të mbetur jashtë Shqipërisë dhe që kërkojnë informacion mbi afatet e provimeve të maturës.

Besa Shahini: Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve. Nëse nuk e kemi një vendim deri atëherë, do të merremi me ju individualisht.

Sa i përket testeve, ministrja deklaroi se pas datës 4 maj do të ketë informacion të përditshëm ndërsa online do të ketë shembuj të testeve.

Besa Shahini: Nga data 4 maj, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi cdo ditë do ju njoftojë për detaje të ndryshme.

Kthimi në klasa për nxënësit nuk është i detyrueshëm

Besa Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës.

Për të gjithë maturantët që do të kërkojnë q ëtë ndjekin mësimet online ose të mësojnë në shtëpi, u kërkohet që brenda datës 11 maj të informojnë drejtorinë e shkollës. Kjo për ti krijuar mundësinë që të përgatisin klasat  për respektimin e standardeve të distancimit social./oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *