Infektologu Valbon Krasniqi i është gëzuar shifrave optimiste të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ai ka njoftuar se sot s’është pranuar asnjë pacient i ri me koronavirus, njofton Klan Kosova.
“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar, vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhtën”.
“Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID). Me Fat Kosovë. Vazhdojmë…”.
