Friday , February 26 2021

Konfirmohet, Llapi me 5 maj i nis stërvitjet

Nga 13 marsi i këtij viti në Kosovë është pezulluar çdo aktivitet sportiv dhe bashkë me të janë ndalur edhe stërvitjet e sportistëve nëpër klube.

Megjithatë, kësaj monotonie duket se po i vjen fundi.

Pas lehtësimit të masave kufizuese në parandalim të përhapjes së pandemisë Covid-10, skuadra e Llapit, duket se do të jetë e para që do të dalë në fushë për t’i nisur stërvitjet, shkruan Zëri.info.

Image

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka thënë se me 5 maj dalin në stërvitje.

“Me 5 maj do ti nisim stërvitjet”, ka thënë fillimisht trajneri Batatina për Zëri.info, duke konfirmuar edhe masat që do t’i ndërmarrë në këto stërvitje.

“Unë i kam bërë gjitha përgatitjet që edhe më herët t’i nisim stërvitet, por për shkak të masave lëvizëse nuk kishim mundësi, kështu që me 5 maj startojmë, fillimisht me grupe të ndara nga 5 lojtarë”, ka thënë Batatina.

Image

Të kujtojmë se më herët FFK ka thënë se varësisht nga kushtet në terren, klubet mund t’i nisin stërvitjet si ekip me 10 maj, derisa planifikon që ndeshjet e para të luhen me 23-24 maj (gjysmëfinalet e Kupës), ndërsa me në fillim të qershorit të nisin përgatitjet. /Zëri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *