Wednesday , February 24 2021

Hiqet viza e punës/ 7-10 mijë shqiptarë drejt Greqisë për të punuar në bujqësi

Greqia ka publikuar në fletoren zyrtare kushtet e transferimit të punëtoreve sezonal nga Shqipëria për sektorin e bujqesisë.

Ndër kushtet e vendosura parashikohen procedura të përshpejtura për punësimin sezonal të 7-10 mijë shqiptarëve në Greqi.

Për herë të parë nuk do të ketë vizë punë pë ata që do të shkojnë të punojnë në Greqi punë sezonale.

Vendimi I publikuar nga qeveria greke I marrë në datën 1 maj parashikon pagesen e kontributeve nga punëdhënësi për periudhën e punës.

Po ashtu punëdhënësi duhet të siguroje edhe akomodimin e përshtatshëm të punëtoreve sipas kontratës.

Ai duhet të paguajë në banke 100 euro për cdo punëtor që do të marrë dhe në fund të kontratës, kjo shumë do ti kthehet sërish.

95% e punëtoreve sezonal në Greqi janë Shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *