Sunday , February 28 2021

VIDEO/ Lot gëzimi tek mjekët, spitali në Itali mbyll pavionin e të sëmurëve me COVID-19

Një lajm i mirë vjen nga spitali Maggiore në Parma: Salla 26, e përdorur për kujdesin e pacientëve me Covid-19, është mbyllur.

Një video, e xhiruar në departament dhe e publikuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i qytetit,  Federico Pizzarotti, tregon gëzimin dhe festën e mjekëve dhe infermierëve.

Leandra Giudice, infermierja që postoi videon, e marrë më pas nga kryetari i bashkisë, e shoqëroi atë me një shkrim:“Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më, Mos të binim në ankth dhe dhembje. Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën  pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *