Friday , February 26 2021

Spanjollët mbushën rrugët, pasi u lejuan për herë të parë të dalin nga shtëpitë që nga 15 marsi

Të gëzuar për lehtësimin e masave, spanjollët mbushën rrugët, pasi si pasojë e situatës me coronavirus, qëndruan të mbyllur për 49 ditë.

Qeveria spanjolle, kishte marrë masa të rrepta dhe detyroi që të gjithë të mbyllen në shtëpi, derisa iu lejohej dalja vetëm për nevoja themelore, ndërsa shkelja e urdhrit për mbyllje dënohej rëndë, transmeton Telegrafi.

Sheshet dhe bregdetet në Spanjë janë mbushur me shëtitës, derisa nuk mungonin s çiklistët dhe vrapuesit, që kishin pritur me padurim që të kryenin sportet e tyre të preferuara.

Dalja lejohet vetëm për katër orë paradite, derisa në mbrëmje mund të dilet nga ora 20:00 deri në orën 22:00. Numri i të infektuarve mbetet i lartë dhe Spanja është në pozitën e dytë në botë, me 217 mijë të infektuar.

Megjithatë, lehtësimi i masave është bërë pas kërkesës së shumë organizata që merren me shëndetin mendor, sepse izolimi mund të jetë shumë i rëndë për banorët. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *