Thursday , April 22 2021

13 të punësuar në Kadastër nën ndjekje penale

Prokuroria Publike e Shkupit propozoi masa për kujdesie për 13 persona nga Shkupi, të punësuar në Agjencinë për Kadastër të patundshmërisë për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 nga Kodi Penal.

Të denoncuarit, siç informojnë nga Prokuroria, prej 01.01.2013 deri më 16.03.2016 si nëpunës në kadastër – referent për punë në sportel dhe në arkivë, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe autorizimin, kanë përfituar për vete prona jashtëligjore.

Nga Prokuroria theksojnë se duke e marrë parasysh faktin që për zhvillimin e papenguar të procedurës penale nevojitet të sigurohet prania e të denoncuarve, Prokuroria kompetente publike nga Prokuroria Publike Themelore – Shkup gjykatësit në procedurë të mëparshme ia ka dorëzuar Propozimin për përcaktimin e masave për kujdes dhe atë: ndalesë për largim nga vend jetesa respektivisht vendqëndrimi, obligim i të akuzuarit të paraqitet në kohë tek personi i caktuar zyrtar ose te organi shtetëror, marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, respektivisht ndalesë për ndërmarrjen e disa aktiviteteve të punës që janë të lidhura me veprën penale, të paraparë në nenin 146 f.1 p 1,2,3 dhe 7 nga Ligji për kodin penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *