Thursday , January 28 2021

Zaev në rolin e opozitarit: Kërkojmë drejtësi! (Video)

Pushteti sonte marshon me kërkesë për drejtësi në vend. LSDM nën moton “Ecim për drejtësi”, marshon nga Kuvendi deri në Gjykatë, pasi deputetët një ditë më parë e miratuan Ligjin për Prokurorinë Publike. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tani pret drejtësi jo selektive. Ai e njoftoi marshimin në emër të perspektivës evropiane, përparimit, zhvillimit dhe anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Para nisjes së marshit, disa nga bulevardet u bllokuan, dhe para gjykatave u ngrit një skenë. Të gjitha këto aktivitete u zhvilluan në mes të pikut të trafikut, duke rezultuar me kolona të gjata nëpër rrugët e Shkupit.

Deri sa marshuesit po i afrohen skenës ku do të mbahet tubimi qendror, respektivisht para pallatit të gjykatave janë mbledhur disa persona të cilët kërkojnë llogari nga pushteti për drejtësinë e premtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *