Sunday , January 17 2021

Thaçi: Ushtria është garantuese e përjetshme të ekzistencës së shtetit të Kosovës

Në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i shtetit Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga kazemra e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët i ka quajtur trashëgimtare të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Luan Haradinajt.

Thaçi ka thënë se FSK është garantuese e përjetshme të ekzistencës së shtetit të Kosovës, i shpallur 12 vjet më parë.

“Ato janë nderi, krenaria dhe përjetësimi i vlerave më sublime të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi, sipër disa fotografive të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *