Sunday , January 17 2021

Shtetasja e Maqedonisë që ndodhej në Wuhan të Kinës kthehet Maqedoni, nuk është e infektuar me coronavirusin

Shtetasja e Maqedonisë e cila përmes ambasadave të Republikës së Maqedonisë në Pekin dhe Paris, u evakuua nga qyteti Wuhan i kaloi 14 ditë nv karantinë në Francë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo posedon certifikatë se nuk është e infektuar me coronavirus.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se në koordinim me ambasadat në Paris dhe Sofje, në mënyrë të suksesshme është kryer procedura për kthimin e saj në vend dhe për momentin gjendjet Maqedoninë e Veriut, percjell Fakte.

Nga MPJ thonë se shtetasi i Maqedonisë i cili ka coronaviruis është hospitalizuar në një spital në Japoni dhe se ai për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse ambasada e Maqedonisë në Tokio është në kontakt të vazhdueshëm me të.

Nga MPJ theksojnë se ambasada komunikim edhe me dy shtetasit tjerë të cilët gjendjen në karantinë në ‘Diamond Princes’ në Jokohama të Japonisë të cilët deklarojnë se ndjehen mirë dhe se nuk kanë simptoma që mund të tregojnë praninë e coronavirusit./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *