Tuesday , January 19 2021

Shqipëri: Furgoni i policisë mbushur me të burgosur përfundon në byrektore

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur paraditen e kësaj të hënë në aksin Tepelenë-Mallakastër ku një furgon policie që transportonte të burgosur është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka goditur një ndërtesë.Top Channel ka siguruar edhe pamjet nga ky aksident ku thuhet se makina e policisë në tentativë për të shmangur përplasjen me një makinë ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në një byrektore, percjell Fakte.

Bomblat e gazit në pamje gjendeshin brenda byrektores që ishte e mbyllur në atë moment. Fatmirësisht edhe pse përplasja ka qenë e fortë, bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer.

Në brendësi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues. Nga përplasja është lënduar një polic jashtë rrezikut për jetën ndonëse është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *