Thursday , January 28 2021

Xhaferi: Zgjedhjet korrekte dhe demokratike do të jenë një dobi më shumë për fillimin e negociatave me BE-në

Liderët vendosën ta kthejnë mandatin tek ju, është obligim i institucioneve që të sigurojnë kushte për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike në të cilat ju do ta shfrytëzoni të drejtën dhe obligimin tuaj demokratik, theksoi sot në konferencë shtypi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke iu drejtuar qytetarëve pas shpërndarjes së djeshme të Parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.

“U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces zgjedhor – partive politike, anëtarëve partiakë, anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe komisioneve zgjedhore komunale dhe më e rëndësishmja mediave të jenë me të vërtetë në krye të detyrës së tyre të kontribuojnë që dita e zgjedhjeve të jetë solemne dhe të jetë edhe një dobi më shumë në raportin për progresin e vendit që duhet të publikohet në mars me çka do të japim pjesën tonë të rëndësishme në rezultatin pozitiv të Samitit të Zagrebit dhe të marrin datë për fillimin e negociatave me BE-në”, deklaroi Xhaferi në konferencën për shtyp e cila është në vijim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *