Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se Turqia është një investitor i madh në Kosovë dhe një partner rajonal i rëndësishëm.
“Jam i kënaqur që u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë ditës time të fundit në Konferencën në Siguri në Munih”, deklaroi Kurti.
#Turkey is a significant investor in #Kosova and an important regional partner. Pleased to meet with foreign minister of #Turkey @MevlutCavusoglu during my last day at #MSC2020 pic.twitter.com/sgQGti2DpG
— Albin Kurti (@albinkurti) February 16, 2020