Wednesday , January 27 2021

RMV: Qeveria anulon vendime tjera kadrovike të ministrave teknik Çulev dhe Mizrahi

Në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë së RMV-së janë anuluar vendime kadrovike të sjellura nga ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev. Me këto vendime, Çulev kishte emëruar kuadro në disa sektorë të ndryshëm në MPB, percjell Fakte.
Nga Qeveria mbrëmë theksuan se në seancën qeveritare kanë anuluar edhe vendimet e ministres së shkarkuar teknike Rashela Mirzahi.

“Në seancën e saj të 9-të, Qeveria vendosi të anulojë vendimet për ndryshimet e kuadrit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, të miratuar më 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Qeveria./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *