Thursday , January 28 2021

Hoxha: BESA nesër do të votojë për ligjin për prokurorinë publike

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjaniy Hoxha i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Artan Grubi i cili i bëri thirrje partive shqiptare për votimin e Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike.

“Artan Grubi ka bërë thirrje që Lëvizja BESA të votojë propozim ligjin për Prokurorinë Publike ndërsa sipas informatave që posedojmë ne disa deputet të BDI-së po luten që votimi të dështojë sepse i dinë pasojat. Poashtu gjithë opinionin publik e di se BDI ashtu si VMRO nuk duan që ky ligj të sillet por miqtë ndërkombëtarë nga SHBA dhe BE e kanë thënë qartë qendrimin e tyre se ky ligj është i harmonizuar dhe aprovuar nga ekspertët e tyre prandaj Artan Grubi dhe BDI mundohen të mbulojë diellin me shoshë me thirrjet e veta që i ngjajnë asaj thënies: “ kërkoj punë por i lutem zotit që mos të gjej punë”. Lëvizja BESA do votojë propozim ligjin pasi që i njejti ligj pas 12 Prillit do mundësojë që gjithë ata që kanë bërë krim dhe korrupsion do përfundojnë në burg.”, theksoi Hoxha.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *