Friday , January 22 2021

3 vite pas vrasjes së Dilaver Bojkut, policia ngrit padi ndaj dy banorëve të Livadhisë së Strugës

Pas afro tre vjetësh, janë ngritu kallëzime penale për vrasjen e Dilaver Bojkut-Leku.

Për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “vrasjes” dhe “vrasje në tentativë”, Departamenti i Punëve të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzime penale kundër K.L. (33) nga fshati Livadhi e Strugës si dhe kundër E.O. (39), nga i njëjti fshat, për kryerjes së veprës penale “ndihmë”, percjell Fakte.

“Më 14 gusht 2017, i padituri i parë K.L. në një tarracë verore të një objekti furnizim ushqimi në Strugë me një revolver ka vrarë 58-vjeçarin Dilaver Bojkun-Leku nga fshati Veleshtë të Strugës, ndërsa më pas qëlloi edhe në drejtim të A.B. (41) nga Struga dhe B.S. (28) nga fshati Veleshtë. E.O. i dyshuari i dytë mori një automjet të markës “Mercedes” me targa zvicerane, me dakordim të më hershëm me kryerësin e veprës, e ka dërguar në objektin hotelerik”, thonë nga policia.

Nga SPB Ohër për momentin nuk zbulojnë nëse të dyshuarit për vrasje janë në dispozicion të organeve të hetimit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *