Thursday , January 21 2021

Bulqizë: Xhaxhai i fëmijëve që vdiqën të asfiksuar me nënën, flet mes dhimbjes: Vajza martohej në 10 shtator! Sot e kemi bërë nuse

Të afërmit e nënës dhe dy fëmijëve që ndërruan jetë pas asfiksisë, mes tyre edhe xhaxhai kanë folur mes dhimbjes për humbjen e madhe. Ata kanë treguar se vajza Rudina Tola, 22-vjeç e cila do të martohej në datën 10 shtator, do të përcillet për në banesën e fundit e veshur si nuse.

“Unë kam vite në Greqi. Tani kisha ikur para një jave. I kujtoj si njerëzit e mi, si njerëzit më të afërt. Rudina e kishte prerë datën. Martohej në 10 shtator.

Na kanë ndihmuar. I çuan në Peshkopi dhe i kthyen prapë. Nuk na kanë treguar asgjë. Sot e kemi bërë nuse, e kemi nxjerrë nuse”, u shprehën ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *