Sunday , February 23 2020

Kuvendi i RMV-së shkarkoi ministren teknike Rashela Mirzahi

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot me shumicë votash (62) e kanë shkarkuar Rashella Mizrahin, nga posti i ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale

Shkarkimi i saj erdhi me propozim të kryeministrit teknik Oliver Spasovski, pasi ajo refuzonte ta përdorë emrin e ri kushtetues të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, Mizrahi tha se është krenare që është hebreje, ndërsa shtoi se ka pasur ofendime ndaj kombësisë dhe fesë së saj. Ajo tha se gjatë punës së saj, asnjëherë nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së e kundërshtuan shkarkimin e Mizrahit dhe kërkuan nga Spasovski, që të propozoj po ashtu shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, pasi sipas tyre edhe ai nuk e përdor emrin e ri të shtetit./Telegrafi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *