Tuesday , September 29 2020

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, nuk do të ketë në shitje bileta online

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të mos shesë biletat online për ndeshjen ndaj Kosovës.

Arsyeja e vetme për mos shitjen e biletave në mënyrë elektrike është siguria në këtë ndeshje shkruan Sportpres, duke iu referuar burimeve të saja pranë FFM-së, percjell Fakte.

Pjesa më e madhe e biletave, shtetasve të Maqedonisë së Veriut, do t’iu shiten përmes klubeve të futbollit, por dhe këto bileta (tribuna Veri) do të shiten me dokument valid identifikimi.

Duke iu referuar të njëjtave burime, Sportpres shkruan se biletat tjera do të shiten afër stadiumi, përveç atyre të tifozëve të Kosovës, që do t’i ipen Federatës së Futbollit të Kosovës.

Çmimi i biletave nis nga 200 dhe arrin deri në 400 denarë (5 euro).

Mësohet se numri i biletave që do tu takojnë “Dardanëve”, është rritur, ku është vendosur tu jepet e gjithë ‘Tribuna e Lindjes’ rreth lumit Vardar.

“Ndeshja e marsit me Kosovën vlerësohet me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është primare për ne. Kjo ndeshje do jetë në qendër të vëmendjes botërore, ashtu që për çdo lëshim eventual UEFA  mund të shqiptojë dënime dhe për këtë ne duhet të kemi kujdes”, ka thënë për Sportpres.mk, një zyrtar i FFM-së.

Stadiumi “Todor Proevski” në Shkup ka kapacitet prej 33 mijë ulëseve. Ndeshja Maqedonia – Kosova do të luhet me 26 mars 2020. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *