Tuesday , January 19 2021

Cakaj takon ministrin e Jashtëm të Omanit, kërkon ndihmë për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

Cakaj ka thënë se në takim ka kërkuar ndihmë nga ministri, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera.

“Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alawi bin Abdullah 🇦🇱🇴🇲. Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Cakaj gjithashtu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për finalizimin e një  varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *