Friday , November 27 2020

Krizë politike në kuvend: Ligji për prokurorinë, zgjedhjet e parakohshme, qeveria… në pikëpyetje!

Koordinatori i grupit parlamentarë nga LSDM Jovan Mitrevski u ka kërkuar kolegëve deputet nga VMRO-DPMNE, që të nënshkruhen për miratimit e ligjit për Prokurorinë Publike dhe ta lëshojnë Kuvendit, percjell Fakte.

Ai ka kërkuar që të miratohet sot ligji për Prokurori dhe Kuvendi të shpërndahet menjëherë. 

Por nga VMRO-ja u kundërpërgjigjën duke nënshkruar një fotografi në të cilën ishte Boki 13 dhe ftuan që të shkohet në zgjedhje.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve, duke aluduar në Ligjin për Prokurorinë publike dhe Këshillit të Prokurorëve.

“Prioritet është që të miratohen ligjet, dhe jo të shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Relacionet me BDI-në janë korrekte, ashtu siç e kemi filluar koalicionin me ta, ashtu edhe do e përfundojmë, nuk pres që të ketë mospajtime dhe shtyrje eventuale të miratimit të ligjeve në rast se vjen deri tek kjo atëherë do të mendojmë për një partner të ri të koalicionit. Kur ofrohen zgjedhjet, gjithmonë ka tensione. Tensionet në Kuvend janë vetëm për përfitime politike. Takim Liderësh do të shohim nëse do të ketë dhe kur do të ketë, ndërkohë që shpërbërje të Kuvendit nuk mund të ketë pa miratimin e Ligjeve”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *