Saturday , January 23 2021

I punësuari në Arkivin Shtetëror e pranon: 300 mijë denarët për ushqim i bëri 300 milionë denarë

Pas diskutimeve të gjera me të punësuarit në sektorin financiar të Arkivit Shtetëror, është konfirmuar se personi që është përgjegjës për shpalljet publike ka bërë një gabim të paqëllimshëm, por të madh.

Ai pa dashje ka shtuar tre zero në shumën e paraparë për harxhimet e ushqimit, për të gjithë vitin 2020, përcjell Fakte.

“Shuma prej 300 mijë denarëve e paraparë për ushqime gjatë ekspozitave, promovimeve dhe për mysafirë nga jashtë, të cilat nuk është patjetër të harxhohen, është bërë 300 milionë denarë. Ai edhe vetë e ka pranuar këtë dhe ndaj tij menjëherë do të ngritet procedurë disiplinore për punë të papërgjegjshme”, tha drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Krsteski.

Buxheti i përgjithshëm i Arkivit është rreth 2.5 milionë euro, kështu që është e palogjikshme vetëm buxheti për ushqime të jetë 6 milionë euro./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *