Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka kërkuar shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj. Në reagimin e tij, Aziri e ka akuzuar ambasadorin Dedaj se po i përçan shqiptarët.
“Asgjë nuk mbetet nga demokracia kur haptazi ambasadori i PDK-së në BDI shpreh simpatinë e tij! Kujtojmë ambasadorin se detyra e tij si diplomat është të punojë për mbështetje të interesit të Kosovës për shqiptarët e RVM-së, e jo e kundërta; mbështetja e interesave partiake të partive ku ai emërohet ambasador. Gjestin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj e konsideroj si përçarje ndër shqiptarët dhe për këtë shkak për ne ky diplomat është “a persona non grata” dhe i njëjti duhet të jetë i shkarkuar!”, ka shkruar Aziri në Facebook.
Reagimi i Azirit, vjen pasi ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj me një foto të Bashkimit Demokratik për Integrim uroi ratifikimin e Protokollit për aderim në NATO