Sunday , January 24 2021

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinën humanitare në Janjevë

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka treguar se të mërkurën ka filluar punën kuzhina humanitare në Janjevë.

Këtë e ka bërë të ditur Kastrati në profilin e tij në Facebook, percjell Fakte.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Sot, zyrtarisht u bë hapja e kuzhinës humanitare në fshatin Janjevë të Lipjanit dhe u shpërndan 100 shujta për familjet nevojtare.

Kuzhina është ne kuadër te shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, dhe duke pasur parasysh që Janjeva njihet se aty jetojnë shume komunitete, andaj edhe kuzhina jonë shërben për të gjitha komunitetet.

Kjo është kuzhina jone e dytë, pas asaj të Prizrenit.

Prezent ne këtë ceremoni ishin edhe nënkryetari i komunës së Lipjanit me staf te Komunës, përfaqësues fetar, donatorë e shumë vullnetar.

Na qoftë përhajr kjo kuzhinë duke e lutur Zotin që të kemi sa më pak nevojë për kuzhina të tilla, e ndërkohë Zoti i shpërbleftë bamirësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *