Wednesday , January 20 2021

Ligji për prokurorinë kaloi në komision, nuk u pranua amandamenti i ASH-së (video)

Ligji për Prokurori Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve në kohë rekord e ka kaluar Komisionin për çështje evropiane dhe i njëjti është përcjellur te kabineti i Talat Xhaferit për të caktuar seancë plenare. Diskutimi edhe pse filloi dje, për këto dy ligje nuk u zhvillua as dy orë diskutim, për çfarë nuk u pranua as amendamenti i vetëm i dorëzuar nga deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi. 

Rashidi kërkonte që të ndryshohet neni 110 dhe me të “bombat” të bëhen të vlefshme në procedura gjyqësore edhe pas 30 qershorit të 2017-s. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se nuk mundet të pranohet amendamenti, pasi siç tha ajo kjo do ta hapë kutinë e Pandorës dhe do të zgjatet debati për 

Ligjin për PP-në. Pas përfundimit të debatiti në Komision, do të duhet të caktohet seancë plenare. Për miratimin e Ligjit duhet vota e 80-të deputetëve, për të cilat lideri LSDM-së Zoran Zaev tha se i kanë dhënë fjalën 80 deputetë se do ta mbështesin ligjin.

“Në kohë rekorde Komisioni për çështje evropiane arriti t’i miratojë edhe ligjin për prokurori publike dhe për Këshillin e Prokurorëve, pa pranuar asnjë amendament me çrast të njëjtin e përcollëm deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për procedim të mëtutjeshëm në seancë plenare”, deklaroi Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *