Thursday , January 28 2021

“Komitët” ftesë me provokim, Kosovën e quajnë “Protektorat”

Tifo grupi “Komitët” edhe një herë ka bërë ftesë për grumbullimin e të gjitha tifo grupeve maqedonase për ndeshjen e 26 marsit kundër Kosovës që do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, percjell Fakte.

Fituesi i këtij dueli do të ketë mundësi të luajë në finalen e Ligës së Kombeve dhe që në rast fitoreje edhe në këtë përballje, do të merr kualifikim në Euro 2020. 

Grupi “Komiti” përveç ftesës për tubim të të gjitha tifo grupeve, në paralajmërimin e ndeshjes që e kanë bërë në faqen e tyre zyrtare, Republikën e Kosovës e kanë quajtur “Protektorat Kosovo”, që është në kundërshtim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *