Wednesday , January 27 2021

Kinezët vendosin ta shkatërrojnë virusin, fillon dezinfektimi masiv i qyteteve – kamionit spërkatin sprej të bardhë

Qytetet kineze kanë filluar ta luftojnë zgjerimin e coronavirusit në një mënyrë të re – duke dezinfektuar qytetet.

Agjencia kineze e lajmeve Sinhua ka publikuar një video në profilin e saj në Twitter, ku shihen dhjetëra kamionë në kolona në qytetin Louang duke dezinfektuar me një sprej rrugët dhe gjithçka tjetër, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që numri i viktimave të coronavirusit në Kinë është rritur në mbi 1 mijë, ndërsa vetëm dje në Kinë kanë humbur jetën 108 persona, që po cilësohet si dita më vdekjeprurëse.

Në anën tjetër janë konfirmuar 2.478 raste të reja të infektuarve me coronavirus në Kinë, që i bie të jetë numri më i vogël krahasuar me një ditë më parë. /Telegrafi/

China Xinhua News@XHNews

#Coronavirus fight: Hundreds of trucks were dispatched to spray disinfectants overnight in Luoyang, China. #FightVirus

Embedded video

9141:20 PM – Feb 11, 2020Twitter Ads info and privacy604 people are talking about this

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *