Wednesday , January 20 2021

Ulen pagat në Qeveri, shkarkohen të gjithë koordinatorët nacionalë

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të qeverisë “Kurti” që ka nisur pak minuta më parë.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1.500 euro paga i ishte bërë 2.950 euro.

Po ashtu, janë shfuqizuar  të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *