Monday , January 25 2021

Ibraimi i kërkoi debat publik, Ratkoceri: Shihemi më 13 prill! Çetën tënde ideologjike e trajtojmë si kancer për shoqërinë!

Pas debatit fillestar që u shkaktua në lidhje me shkrimin e nënkryetarit të Alternativës, Zekirija Ibraimi, dhe replikës nga gazetari i Kohës, Arben Ratkoceri, Ibraimi ka kërkuar debat publik i cili është pranuar nga Ratkoceri. Por, për arsye të zgjedhjeve Parlamentare të 12 Prlillit, Ratkoceri ka caktuar ditën e parë pas zgjedhjeve, pra, 13 Prillin ditë për debat. Në vazhdim reagimin e plotë të Arben Ratkocerit:

Debat gjithsesi!

Pas 12 Prillit padyshim, edhe ate ne TV Shenja do kisha zgjedhur une! Pa dashur te te legjitimoj kauzen dhe inspirim tend ideologjik, do dal perballe teje ju si punonjes shkencor e une ne rolin e gazetarit. Cinizmin qe perdor e shoh te panevojshem, sepse eshte mjet i te pervuajturit per te deshmuar ironine e mbijeteses se vet ideologjike!
Une dhe miqte e mij intelektuale jemi nje ushtri e madhe dhe chetave ideologjike te tipit tend kahmot iu kemi be balle me dinjitet e kauze kombetare . Per dallim, ne nuk jemi mesuar te mbijetojme , ne e jetojme lirine qe na e jep inspirimi Skenderbeu e Dervish Carres ( emblema qe shume kend i tmerrojn)) per dallim! Pa vuajte dhe mazohizem veprojme, por jo per fushate politike , prandaj vetem pas 12 Prillit, menjeher me 13 Prill aty me ke , ne TV Shenja! Perseris, rrefuzoj te te debatoj me ty keto dite sepse pergjigjen time e more, nuk kam cka I shtoj me shume qe ti ta shfrytezosh per fushate e te deshmosh nje teze qe une e shoh te rrezuar, te devalvuar, te panatyrshem per indin tim kombetar, te PANEVOJSHME! Edhe tjetera, te mos u la hapesire ashtu sic ndodhi ne postimin tim te pare nje pakice idiotesh, qe mezi priten ta futen ne konspiracione duke e nderlidhin me aktualitetin parazgjedhor. Shqetesimi im tejkalon marrezin tuaj ditore politike.

Per me shume, koha ime eshte shume e shtrenjte qe te merem me fushaten tende minore deologjike qe eshte lidhe ne nyjen e gordionit te nje islami politik te cilin ti lyp ta nxisesh kot me kot! Miqte e mi nga Kosova , Maqedonia dhe Shqiperia e kudoqofshim ne , jane rrehat ne pellgun e dinjitetit te pastert kombetar, cheten tende ideologjike ne e trajtojme si nje kancer per shoqerine tone , ngadale ngadale dhe me dinjitet.
Miqesisht te kisha sygjeru,mos lyp senzacionin po lyp te verteten. Senzacioni zakonisht njerezit e parealizum I shendron ne cirk dogmatesh mizore!

Shihemi me 13 Prill, ne TV Shenja, me ty punonjes shkencor, une gazetar!

P.S Debatin si politikan , perballe me Menduh Thachin politikan, po ta mbajti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *