Wednesday , January 27 2021

RMV: Deputeti Amdi Bajram vendos të flejë në seancën dedikuar anëtarësimit në NATO

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment mbahet seanca solemne, në të cilën deputetët do të votojnë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO.

Në këtë seancë janë planifikuar fjalime të krerëve shtetëror dhe korit diplomatik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por ajo që është kapur nga gazetarët, është deputeti Amdi Bajram, i cili vendosi të bëjë një sy gjumë.

Kjo nuk është hera e parë që Bajram të fotografohet duke fjetur në seancat e Kuvendit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *