Saturday , January 23 2021

Qeveria kërkon inspektimin e ndërtimeve ilegale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Qeveria nuk e ka pranuar raportin e paraqitur nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Planifikim Urban dhe e detyroi atë të inspektojë ndërtesa ilegale dhe mbindërtimet e paligjshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka detyruar Agjencinë e Kadastrës të sigurojë një projekt vizual të zonës së mbrojtur dhe të shënojë objektet që dyshohen se janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Disa herë me radhë, Alsat alarmoi për këtë çështje që ndërtimet ilegale kanë marr hov në Çarshinë e Shkupit pas vitit 2011, prej kur kompetencat nga Komuna e Çairit i kaluan Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, duke u shpallur si zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *