Wednesday , January 27 2021

Horror në Greqi, shqiptari dhunon e lidh të moshuarën dhe i përdhunon të bijën në sy, iu merr 500 euro

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet për grabitje e përdhunim. I riu është kapur Nea Manolada, pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediet greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 500 euro, duke u larguar.

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *