Thursday , January 28 2021

Mickoski fton deputetët të mos e votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike

“Propozim Ligji për Prokurorinë Publike, që prej sot është në procedurë parlamentare është Ligj për amnisti për Zoran Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij, amnisti për njerëzit që kanë punuar për të. Ligjet duhet të vlejnë njësoj për të gjithë. Përmes këtij propozimi shihet qartë se kërkohet amnisti për Zaevin, për Titanik 1, Titanik 2 dhe raste të tjera”, tha Mickoski i cili njëherit iu bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë propozim ligj. Ai shtoi se me ligjin e ri për Prokurorinë Publike, kryetari i i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me Roskovskën dhe Joevskin duan të kontrollojnë drejtësinë e ardhme në vend.

Mickoski, po ashtu, kërkoi që të formohet një ekip i ekspertëve juridik ku të përgatitet një ligj kualitativ që do të miratohet menjëherë nga përbërja e re parlamentare, duke shtuar se për ta është e rëndësishme që të arrihet një ligj kualitativ dhe jo një ligj që nënkupton amnisti për Zoran Zaevin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *