Wednesday , January 20 2021

Xhaferi: Kuvendi do të shpërndahet më 16 shkurt (video)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se në cilësinë e kryetarit ka kërkuar mendim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se sa ditë ju nevoiten atyre për t’i përgatitur zgjedhjet dhe se kur duhet të lëshohet kuvendi.

“Sa i përket seancës për shpërbërjen e Kuvendit, unë kam thënë se 12 prilli është dita D, kundrejt afatit Kushtetues, 60 ditë nga shpërbërja të votohet, me faktin që KSHZ-ja është deklaruar se i mjaftojnë 55 ditë përjashtuar ditën e votimit, matematika është e thjeshtë për sa ditë mund të prolongohet. Që sot kam dorëzuar propozim-vendim për shpërbërje të parlamentit e cila do të jetë lëndë e shqyrtimit ditën vijuese konform afateve që i mjaftojnë KSHZ-së.

Xhaferi tha se nëse i marrim parasysh ditët, 16 shkurti është dita e fundit që parlamenti mund të shpërndahet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *