Tuesday , January 26 2021

Nëndega e ASH-së në Gjorgjevisht kalon në PDSH

Nëndega e ASH-së në fshatin Gjorgjevisht të komunës së Vrapçishtit kalon në rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, kështu njoftuan nga kjo parti.

“Politikat e dëmshme dhe koalicionet demotivuese sjellin njerëz të ri në PDSH. Me sa duket, njerëzit po e kuptojnë ku qëndron e keqja dhe definitivisht nuk duan të jenë pjesë e saj. Në anën tjetër, ata kuptojnë edhe ku qëndron e vërteta. Partia Demokratike Shqiptare është familje e madhe, dera e saj është e hapur gjithmonë dhe për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Fotografia e nëndegës në fjalë me kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi është realizuar sonte në takimin me banorët e fshatit Dobërdoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *