Thursday , January 28 2021

Frika nga koronavirusi, provinca e Kinës mbyll shkollat deri në fund të shkurtit

Zyrtarë të autoriteteve përkatëse në provincën veriore Shandong të Kinës deklaruan se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit shkurt.

Një masë e tillë vjen në mes të valës së shpërthimit të koronavirusit, një masë kjo që përpiqet të garantojë sigurinë e nxënësve.

Nisur nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave aktualisht ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke u marrë jetën 774 njerëzve.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *