Sunday , January 24 2021

Ilir Latifi bëri ndeshje të madhe, duke e hedhur disa herë në tokë Lewisin, por amerikani fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve! (Video)

Ilir Latifi e ka nisur me humbje aventurën në peshat e rënda të UFC-së.

Në garën e parë të UFC 247, sportisti shqiptar u përballë me amerikanin Derrick Lewis në Houston të SHBA-së, percjell Fakte.

Edhe pse shumë menduan që gjatësia do të ishte një problem për Latifin, shqiptari i ka befasuar të gjithë.

36-vjeçari bëri një ndeshje të madhe ndaj Lewisit, duke e hedhur në tokë disa herë amerikanin, por që ky i fundit fitoi çuditërisht me vendim unanim të gjyqtarëve.

Lewis fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ku që të tre i dhanë pikët më shumë (29-28, 29-28, 29-28).

Edhe pse humbi, Latifi nuk dëshpëroi në duelin e tij të parë në peshat e rënda.

Në anën tjetër për Lewis kjo ishte fitorja e 14 në UFC, teksa ka edhe pesë disfata. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *