Tuesday , January 19 2021

Një 69 vjeçar nga Kosova vdes në një hotel në Mavrovë

Një 69 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën derisa po qëndronte në Qendrën Turistike në Mavrovë. 


Sipas raportit të policisë  pas bisedimeve me familjarët është vërtetuar se ai ka qenë në Mavrovë në korridorin e hotelit.

Personi i ndjerë, sipas njoftimit të policisë, i ka rënë të fikët dhe është shtrirë.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga prokurori dhe nga stacioni policor i Gostivar. Me urdhër të Prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *