Saturday , January 23 2021

Zaev dhe Spasovski zbarkojnë në Haraçinë: Numërojnë sukseset dhe kërkojnë votat (video)

Ish kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski të shoqëruar nga deputeti Muhamed Zeqiri dhe ministri Goran Sugarevski janë pritur sot në Haraçinë nga kryetarja e Komunës Milikije Halimi dhe afro dhjetra qytetarë, raporton Tv21.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se këtu kanë ardhur për punë të mira.

“Kur e ofruam konceptin një shoqëri Haraçina na pranoi e para. Kur dikush fliste për kantonizim ne flisnin për kanalizim. Sot mund të them se me shumë përgjegjësi se Haraçina fitoi kanalizimin. Dikush na kritikon se pse kjo nuk është bërë deri më tani. Kanë të drejtë por ja tani u bë. Koncepti një shoqëri na ofron, ne e duam mëmëdheun. Por këto dy vite po tregohet se edhe ai të gjithëve na do njëjtë”, tha Zaev.

Më tej ish-kryeministri filloi të numërojë masat që sipas tij Qeveria i ka bërë në të mirë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *