Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami koalicionin AA-ASH i ka quajtur parti të vogla. Nëpërmes një konference pas mbledhjes së Kuvendit Qendror, Kasami tha se as ai po as përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Besa nuk do të merren me partitë e vogla. Kasami tha se oponenti i vetëm i Besës është BDI-ja.
“Që nga sot, as un po as eksponent të partisë nuk do të merremi me partitë e tjera më të vogla. Pasiqë për ne, oponent i vetëm politik, me të cilin do të ballafaqojmë programin dhe ofertën politike, është Bashkimi Demokratik për Integrim. I gjithë angazhimi jonë do të jetë për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët”, deklaroi Bilall Kasami, raporton Tv21