Monday , January 25 2021

Kasami: Pres që Sela ta mbaj fjalën, të na ftojë në takim trepalësh

Kryetari i Lëvizjes Besa tha se është në pritje që Sela të ftoj takimin trepalësh mes ASH-së, Besës dhe Alternativës. Kasami tha se Besa ka qenë e sinqertë në formimin e bllokut opozitarë. Shtoi se e kanë  pranuar kërkesën  e Selës dhe presin që ai të veprojë.  

Kasami shtoi se ata Selës i janë përgjigjur një muaj më parë, port ha se nga ai nuk ka pasur ndonjë reagim.

Për ne nuk është i pranueshëm komunikimi me letra dhe ultimatume.

Ai u bëri ftesë intelektualëve që t’i bashkëngjiten konceptit të Besës.

“Besa i fton të gjithë faktorët opozitar, intelektual student që janë të shqetësuar për të ardhmen e shqiptarëve le ti bashkohen konceptit tone”, tha Kasami.

Në fund Kasami tha se për Besën nuk është e rëndësishme ndarja e posteve.

Lëvizja Besa mban Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Qendror

Publiée par Tv Koha – Tetovë sur Vendredi 7 février 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *