Tuesday , January 26 2021

Blerim Reka i kërkon Barishiqit mbështetjen e Kroacisë për liberalizim e vizave për Kosovën

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.

Siç njofton kumtesa për media, takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Ambasadorja Barishiq, njoftoi ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.

Me këtë rast, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie, Reka potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.

“Më tutje, gjatë takimit u ri konfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *