Sunday , January 17 2021

Rama i çon ‘selam’ BE-së: Nuk do të qëndrojmë tek dera e Evropës duke qarë

“Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”, kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për AFP, duke theksuar se vendi ynë duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se vendi me 2 8 milion banorë shpresonte të merrte dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e hyrjes në BE në tetor, por Franca, Danimarka dhe Hollanda vendosën veton. “Nuk pres asgjë, ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen, pavarësisht nga vendimet në Bruksel”, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona”. “Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë”, tha 55 vjeçari, i cili kishte veshur një pallto të gjatë të zezë dhe atlete, shkruan AFP. Sipas tij, Shqipëria nuk është në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po e kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e vendit. Rama shtoi se vetë reformat e BEsë janë larg kontrollit të Tiranës, megjithëse “është e rëndësishme edhe për ne që Evropa të ndryshojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *